Shkurtesa “BDI” në librin e klasës së pestë, MASH: Nuk ka vendim për tërheqje të librit

1 minut lexim

Në librin e klasës së 5 të gjuhës shqipe në njësinë mësimore për shkurtesat, përpos institucioneve ndërkombëtare, një ndër shembujt e dhënë për mësimin e shkurtesave është edhe e partisë politike BDI. Nga Mistria e arsimit përgjegjësinë për këtë ia lënë komisionit nacional të teksteve që sipas tyre sipas ligjit për tekstet për arsim fillor dhe të mesëm mund te bëhen korrigjime të teksteve, ose të tërhiqet i njëjti, por se duhet fillimisht të formohet komision, ndërsa një vendim i tillë ende nuk është sjell nga ministri Jeton Shaqiri.

“Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët dhe recensentët duhej t’i kapërcenin me Komisionin nacional të teksteve, i cili është përgjegjës për zbatimin e procedurës për miratimin e teksteve shkollore dhe anëtarët e të cilit në fakt votojnë për të pranuar ose refuzuar një tekst të caktuar shkollor. Në këtë rast, ata vendosën ta pranojnë tekstin shkollor me gabime”, thonë nga MASH.

Story i mëparshëm

Ish-kandidatja e Berishës ngre alarmin: Ky truall ka shërbyer për një vepër penale ndaj duhet të sekuestrohet

Story i radhës

Sejdiu: Qeveria Kurti karakterizohet nga tri a-ja; ankesë, akuzë dhe arsyetim

Të fundit nga