Shkupi në këtë stadium luan me Llapin në garat evropiane

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, është rival i nënkampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, në kuadër të rrethit të parë të eliminatorëve të Conference League në futboll.  

“Çdo verë të njëjtat probleme për klubet tona që përfaqësojnë Maqedoninë në Evropë. 

Dihet që vetëm Arena në Shkup është e licencuar për ndeshje të tilla, dhe natyrisht stadiumi i FFM-së për raundet fillestare, dhe kur duhen luajtur dy ose tre ndeshje në të njëjtën ditë, ky është problemi.

Pra, siç kemi mësuar, është rënë dakord që më 8 korrik, kur të luhen ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues të Conference League, Shkupi do të pret Llapin në ‘Arena Todor Proeski’ në Shkup. 

Në të njëjtën ditë, Sileksi do të luajë në stadiumin FFM-së kundër Petrokub të Moldavisë, ndërsa Struga Trim & Lum, gjithashtu  do të luajë kundër Liepaja nga Letonia”, shkruan mes të tjera media maqedone “Sportmedia”.

Ngjarja paraprake

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Ngjarja e ardhëshme

Me gjoksin në plan të parë, provokon Enca

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian