Shkupi – lider i ri në Ligën e Parë të Maqedonisë

Shkupi është lideri i ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi vazhdoi serinë pozitive pas arritjes së Umit Karanit me triumfin 1:0 (0:0) ndaj Sileksit në stadiumin “Boris Trajkovski”, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit.

Umit Karani konfirmoi ekipin e tij si favorit, pasi që festoi gjashtë ditë më parë në Strumica dhe ekipi nga Kratova kishin ardhur me formacion mbrojtës dhe të kujdesshëm.

“Shkupi që në fillim mori kontrollin e lojës, ku në terrenin e vështirë luftuan në çdo cep të fushës dhe krijuan shumë raste. Në minutën e 31-të, Alvarez mori topin nga Bilali në anën e djathtë, goditi në këndin më të afërt të Bozhinovskit, por topi përfundoi afër shtyllës.

Pjesa e dytë nuk mund të kishte filluar më mirë për ekipin vendas. Në minutën e 51-të, Karçeski bëri një gabim të madh në një përpjekje për t’u kthyer topin te portieri i tij Bozhinovski, Iseni ishte i shkathët dhe nga vetëm disa metra gjunjëzoi portierin e pafuqishëm të mysafirëve (1-0).

Vetëm dy minuta më vonë, Alvarez dërgoi një goditje të mrekullueshme drejt portës së mysafirëve, por shtylla e shpëtoi Bozhinovskin dhe Sileksin.

Rastin më të mirë mysafirët e kishin në mesin e pjesës së dytë. Gjuriqi ishte në gol shansë, por nuk arriti ta mposht Kristijan Naumoskin. Në minutën e 76-të, gol shënuan mysafirët, por goli i Tanturovskit u anulua me të drejtë për shkak të një pozicioni të parregullt.

Në minutën e 82-të kishte një tollovi para Bozhinovskit, por Ademi dhe Dambo nuk arritën ta mposhtin atë për herë të dytë. Filip Kostovski mund ta kishte ndëshkuar ekipin tonë në minutën e 85-të, pasi doli i vetëm para Naumoskit, por Naumoski edhe një herë u tregua i skatë.

Shkupi ruajti rezultatin minimal dhe me tri pikë të reja kaloi në pozitën e parë të tabelës me 22 pikë, një më shumë se Shkëndija.

Kjo ishte fitorja e tretë e radhës dhe e katërta me atë të Kupës së Maqedonisë, për ekipin tonë, me një goldiferencë 10:0″,njofton FC Shkupi.

Ngjarja paraprake

404 raste të reja dhe 14 viktima nga Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Glauk Konjufca dhe Agim Bahtiri në Podujevë, në mbështetje të Bulliqit për kryetar komune

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian