Shkup-Sofje, mbledhje e përbashkët e qeverive, firmosen një sërë marrëveshjesh

Në Sofje u zhvillua mbledhja e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë. Kryeministrat e të dyja vendeve Kovaçevski dhe Petkov, seancën e cilësuan si të suksesshme dhe thanë se presin rezultate konkrete nga pesë grupet e punës që u formuan sot. Kovaçevski gjithashtu tha se Maqedonia është e gatshme t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë.

“Për sa i përket çështjeve politike kriter suksesi, nëse përmes një bashkëbisedimi të të gjitha këtyre komisioneve, normalisht përmes një dialogu politik ndërmjet qeverive dhe palëve të tjera të interesit, në përputhje me rregulloren e shteteve, të arrijmë një marrëveshje në një të ardhme të parashikueshme, ta kemi Konferencën e parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

“Profesorët nga të dyja vendet kanë treguar se janë gati, që kjo valë e re e energjisë shtesë të kalojë në një ton konstruktiv dhe bisedë konstruktive, dhe në këtë moment nuk do të bëjmë ndryshime të kuadrove, por ajo që më gëzoi ishte se kur ky Komision për Histori është një nga pesë, toni i plotë i bisedës është vetëm në drejtim të dialogut konstruktiv dhe arritjes së rezultateve reale”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Ndërkohë sa I përket përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutën e RMV_së, Kovaçevski tha se qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa.

“Është normale që një gjë e tillë të ndodhë, në rrugën e një vendi për në Bashkimin Evropian, sepse atëherë hapet Kushtetuta, që të bëhen përshtatje të tjera të Kushtetutës, atëherë përmes këtij procesi me siguri do të mbulohen ato çështje, bazuar në kërkesat e qytetarëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

“Falënderoj kryeministrin Kovaçevski, që e ka shprehur kaq qartë situatën në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe në të njëjtën kohë për të thënë se Ministritë e Jashtme do të punojnë paralelisht për këtë, ndërsa mbeten të qarta rezultatet si linja ajrore, rrugë të reja”, u shpreh Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Grubi: I bindur për rezultate optimiste nga vizita në Sofje

Story i radhës

Turqishtja në shkolla

Të fundit nga