Shkup, sanksionohen 149 vozitës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në 24 orët e fundit janë sanksionuar 149 vozitës në Shkup, prej të cilëve 15 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 24 për vozitje pa patentë shoferi, 19 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara., transmeton Alsat.

Tre gjoba janë vendosur për vozitje nën ndikim të alkoolit, 11 për përdorim të telefonit celular, dy për parakalim të parregullt si dhe pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur.

MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit e qëllim që të rritet siguria në trafik.

 

Ngjarja paraprake

Një tërmet 6,4 ballë godet Indonezinë

Ngjarja e ardhëshme

AHMETI uron presidentin Joe Biden: Demokracia ngadhënjeu

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian