Shkup, policia ka sanksionuar 326 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 326 masa, mes të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi 35, ndërsa 24 sanksione për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara, 18 për drejtim të automjetet nën ndikimin e alkoolit, 65 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe 67 sanksione për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

MPB-ja u apelon qytetarëve t’i respektojnë rregullat në komunikacion.

Ngjarja paraprake

673 qytetarë të Kosovës janë dënuar për mos respektim të ligjit COVID 19

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Është më se e sigurt se Bullgaria do ta bllokojë fillimin e negociatave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian