Shkup: Janë shqiptuar 194 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

Në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet e djeshme të intensifikuara të policisë në fushën e komunikacionit janë shqiptuar 194 masa, prej të cilave 71 janë për mosdhënie përparësie të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se nga numri i përgjithshëm, 29 sanksione janë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe bisedë në celular, pesë për drejtim mjeti me ndikimi i alkoolit, masa për kalimin e sinjalit të mbyllur të kuq, si dhe dy për një shofer fillestar.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A kanë gratë barrë më të rëndë emocionale në pandemi?

Story i radhës

48-vjeçari kapet pas 16 vitesh në arrati, ishte në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI

Të fundit nga