Shkuan për ta luftuar epideminë e Ebolë, rreth 20 anëtarë të OBSH-së akuzohen për abuzime seksuale në Kongo

Këshilli i formuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka zbuluar mbi 80 raste të abuzimeve seksuale të punonjësve të kësaj organizate gjatë veprimtarisë në kohën e epidemisë së Ebolës në Kongo, ku në këto raste morën pjesë rreth 20 anëtarë të OBSH-së.

Këshilli u themelua disa muaj pas raportimit të AP-së, mbi pretendimet për raste e abuzimit seksual në vitin 2019.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, i cili formoi këshillin, theksoi se ndihet i tronditur që të gjithë punonjësit për të cilët pretendohet se kanë marrë pjesë në abuzime seksuale – për të cilët tha se janë shkarkuar.

OBSH ishte përfshirë në Kongo në luftimin e epidemisë së Ebolës që filloi në vitin 2018, por së fundmi u raportuar se punonjësit e kësaj organizate ishin përfshirë në disa raste të abuzimit seksual. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ФОТО+ВИДЕО | Пендаровски и Фон дер Лајен разговараа за евроинтеграцијата на Северна Македонија

Ngjarja e ardhëshme

Shkëlqim Hajdari: Shqipëria ka nevojë për ‘shkundje’ të thellë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian