shkta nikoqir i takimit rajonal evropian ifatca erm ne shkup 670e12763bb95

SHKTA nikoqir i takimit rajonal evropian IFATCA ERM në Shkup

October 15, 2024
1 minut lexim

Shkup, 15 tetor – Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë – ZKLM nga sot deri më 17 tetor në Shkup organizon takim rajonal evropian IFATCA ERM SKOPJE 2024.

“Ky tubim premton një mundësi të paçmuar për shoqatat anëtare për të shkëmbyer njohuritë, praktikat më të mira dhe ekspertizën në fushën dinamike të kontrollit të trafikut ajror. Qëllimi është të inkurajojë lidhjet dhe shkëmbimet midis ekspertëve të industrisë dhe profesionistëve nga e gjithë bota”, kumtoi SHKTA.

Për opinionin tubimi do të jetë i hapur pasnesër, 17 tetor, për kur janë paralajmëruar edhe fjalime të ministrit dhe zëvendministres për transport, Aleksandar Nikolloski dhe Kaltrina Zekolli Shaqiri, shefit për bashkëpunim me RMV-në nga Bashkimi Evropian, Shtefen Hudolin dhe drejtorit ekzekutiv të Shërbimeve të navigimit nga M-NAV sh.a. Shkup, Hekuran Asani.

SHKTA është anëtare e Federatës Ndërkombëtare IFATCA për 30 vjet dhe për herë të parë është nikoqir i kësaj konferencë prestigjioze profesionale.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

pogba deklarohet per here te pare per ekipin e tij te ardhshem pas reduktimit te denimit 670e105b10895
Story i mëparshëm

Pogba deklarohet për herë të parë për ekipin e tij të ardhshëm pas reduktimit të dënimit

arrestohet nje shtetas i maqedonise ne kosove kerkohej me fletarrest nderkombetar 670e16eb04014
Story i radhës

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë