Shkrumbohet fabrika e këpucëve, raportohet për dëme të shumta materiale

November 29, 2024
1 minut lexim

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në Shullaz të Kurbinit, ndërsa sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

14 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, babai i saj: Vrasjet e grave kanë filluar të shpeshtohen, është e padurueshme

Story i radhës

Ronaldo nuk ndalet

Të fundit nga

ShkoLartë