Shkroi këngën e Shqipërisë për ‘Eurovision’, Olti Curri tregon sa u pagua

Opinionisti i njohur, Olti Curri ishte i ftuar në emisionin “Dilema Sociale” për të diskutuar rreth temës së “Eurovisionit” dhe se si ishte të shkruaje tekstin e një kënge fituese.

Olti tregoi se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje lajmeve rreth “Eurovisionit” të këtij viti, kjo për shkak se njerëzit sërish do të kenë paragjykime rreth fituesit.

Gjatë bisedës se kush do të përfaqësonte një juri më të mirë, ai u shpreh se sido të ishte vendimi, sërish do të kishte ankesa, pasi shqiptarët nuk kursehen me paragjykimet. 

Opinionisti zbuloi detaje rreth buxhetit që fshihet pas festivalit të RTSH-së dhe tregoi shumën që kishte fituar për këngën “Karma” nga Anxhela Peristeri.

“Tarifat e shpërblimit të festivalit janë ato që janë… Mund të kem marrë… as 200 euro më duket!”, tha Olti.

Ngjarja paraprake

Britanikja 24-vjeçare pranoi islamin pas një udhëtimi në Turqi

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19 : Kur Mund Të Jetë Gati Vaksina Për Fëmijët?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian