Shkon te ‘Shefqet Ndroqi’ dhe shtrihet para portës: Kam Covid

Një foto e trishtë, aq sa edhe e rëndë vjen nga “Shefqet Ndroqi” ku kurohen pacientët e infektuar, ku një qytetar është shtrirë para spitalit duke bërtitur se ka Covid. Edhe pse para spitali ai është përballur me indiferencën e mjekëve dhe infermierve.

Një burrë që prej ditësh, siç pretendon ai, është kuruar në shtëpi për Covid-19,duket se sot i është sosur durimi dhe ka shkuar para spitalit dhe është shtrirë në derën kryesore. “Kam Covid-19”, ka thënë ai, dhe është shtrirë përtokë, ndërsa gruaja i qëndron pranë.

Prej disa minutash asnjë nga stafi i spitalit nuk është afruar ta ndihmojë. Ka qenë një gazetare, ajo që ka telefonuar 127 dhe më pas dy infermiere kanë shkuar dhe e kanë marrë burrin e sëmurë.

Ngjarja paraprake

Në 24 orët e fundit në Malishevë, 1 i shëruar, 1 i vdekur dhe 8 raste të reja me covid

Ngjarja e ardhëshme

Takimi i Ministrave të Ekonomisë brenda kryesisë së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në Procesin e Berlinit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian