Shkon në mbi 57 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 57 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 57.049.907 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11.981.180 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.999.049), Brazili (5.952.185), Franca (2.086.288), Rusia (2.015.608), Spanja (1.574.063), Britania (1.453.256), Argjentina (1.339.337), Italia (1.308.528), Kolumbia (1.218.003) dhe Meksika (1.015.071).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,36 milionë njerëz, kurse mbi 39,6 milionë janë shëruar.



. .

Ngjarja paraprake

Koka: Emërimet shashka të Ramës si kaseta, i fituari këtu është Lulzim Basha

Ngjarja e ardhëshme

Apple lançon iOS 14.2.1 për të zgjidhur disa probleme me iPhone 12

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian