Shkon në mbi 45 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 45 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 45.064.700 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.148.462 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.071.189), Brazili (5.474.840), Rusia (1.581.693), Franca (1.235.132), Spanja (1.194.681), Argjentina (1.130.533), Kolumbia (1.041.935), Britania (965.340), Meksika (906.863) dhe Peruja (894.928).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,18 milionë njerëz, kurse mbi 32,8 milionë janë shëruar.



. .

Ngjarja paraprake

Rrëfehet këngëtari: Mendonin se do të bashkohesha me Diellza Kolgecin, por zgjodha unë ...

Ngjarja e ardhëshme

“Deti”, si do të shkohet në Hagë/ Mediat greke: Athina shpall zgjerimin me 12 milje dhe pastaj apelohet në Gjykatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian