shkon ne 76 numri i te vdekurve nga zjarri ne nje hotel ne turqi 67901b4e69ad5

Shkon në 76 numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në Turqi

January 22, 2025
1 minut lexim

Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel, në një vendskijimi të Turqisë.

Të paktën 51 të tjerë janë plagosur pasi zjarri përfshiu hotelin, duke i detyruar mysafirët të hidheshin nga dritaret ose të përpiqeshin të përdornin çarçafët për t’u larguar nga ndërtesa, raporton The Guardian.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të së martës në restorantin e një hoteli 12-katësh, në provincën Bolu, në veri-perëndim të Turqisë.

Autoritetet kanë arrestuar katër persona, përfshirë pronarin e hotelit, si pjesë e një hetimi për shkakun e zjarrit. 

Përfaqësuesit e resortit kanë deklaruar se në hotel ndodheshin 238 mysafirë.

Dy nga viktimat vdiqën pasi janë hedhur nga ndërtesa në panik, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bashkimi me trajner te ri 679017c543555
Story i mëparshëm

Bashkimi me trajner të ri

hyseni llapi e gollaku po tregojne bindshem se deshirojne ndryshimin 67901bfe7f29e
Story i radhës

Hyseni: Llapi e Gollaku po tregojnë bindshëm se dëshirojnë ndryshimin

Të fundit nga

ShkoLartë