Shkon në 109 numri i palestinezëve të martirizuar nga sulmet izraelite në Gaza

Me martirizimin e 6 personave të tjerë rritet në 109 numri i palestinezëve të martirizuar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite vazhdon të godasë Rripin e Gazës edhe gjatë Fitër Bajramit.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, edhe 6 palestinezë të tjerë janë martirizuar.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë martirizuar 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.

Ushtria izraelite ka njoftuar fillimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës dhe hyrjen e ushtarëve në Gaza.



. .

Ngjarja paraprake

Loja në prani të të rriturit dhe me të rriturin fuqizon ndërthurjen mendje-trup

Ngjarja e ardhëshme

Britania shqetësohet për përhapjen e variantit indian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian