“Shkollëpaku ‘shkëlqen’ me injorancën e tij”- Vasili reagon pas gabimit të Ramës, me postimin në facebook

Pas gabimit të kryeministrit Edi Rama, me citatimin e  një shprehjeje që ia atribuon Qemal Stafës, por në të vërtetë është një frazë e marrë nga një vepër e  Fridrih Shiler, “Vilhem Teli”, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili e quan Ramën shkollëpak, i cili sipas tij në këtë rast ka ‘shkëlqyer me injorancën e tij.’.

Postimi i plotë

Shkollepaku “shkelqen” me injorancen e tij!

Edi Rama, Shkollepaku, i ve ne gojen e Qemal Stafes fjalet:  “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë.Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.”

Shkollepak jane vargje te Friedrich Schillerit dhe jane shkeputur nga drama e tij Ëilhelm Tell dhe jo te Qemal Stafes.

I mirenjohuri Skender Luarasi e dha si teme hartimi ne 19 qershor 1935 nxenesve te tij ku bente pjese jo vetem Qemal Stafa, por edhe Arshi Pipa, Xhemal Broja, Elez Braha etj.

P.S. Ne foto gjeni brockullen e Shkollepakut, por do gjeni edhe kujtimet e Skender Luarasit dhe pjesen nga Shchiller ku jane shkeputur dy vargjet qe bene lemsh Shkollepakun

Ngjarja paraprake

Nëna u infektua në mars me koronavirus, fëmija lind me antitrupa kundër koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Afganistan, 23 të vdekur në një sulm me autobombë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian