Kumanovë, 30 shtator 2020 (MIA) – Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara nga themeluesi i shkollës për organizimin e orëve me prani fizike u prononcua edhe për shkollat në komunën e Likovës dhe vendosi që shkollat fillore rajonale të lejojnë ndjekjen e orëve me prani fizike.
Nxënësit e shkollës fillore rajonale “Dituria” nga fshatrat Goshincë dhe Llukarë do të ndjekin mësimet me prani fizike, si dhe nxënësit nga shkolla rajonale “Faik Konica” nga Allashevci, Izvori dhe Runica.
Komisioni nuk miratoi mbajtjen e mësimit në shkollat qendrore dhe rajonale “5 Tetori” në Nikushtak dhe Ropalcë, as në “7 Marsi” në Opajë.
Edhe shkollat qendrore “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Hotël, “Dituria”, në Likovë, “Kultura”, Mateç, “Rilindija” në Llojan nuk morën pëlqimin për mbajtjen e orëve me prani fizike të nxënësve nga klasa e katërt deri në të nëntën. Ky grup përfshin gjithashtu shkollat rajonale në fshatrat Vaksincë dhe Sllupçan.
Komisioni nuk dha pëlqimin për mësimdhënie në shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Likovë. mb/