Shkollat e dëmtuara nga tërmeti, Bashkia e Tiranës zvarrit punimet

Një muaj nga fillim i shkollës, në gjimnazin “Sami Frashëri” ende po punohet.

Ndërtimi ka nisur në tetor të 2020-ës, ndërsa projekti i afishuar në këtë kantier tregon se punimet do të përfundojnë brenda 14 muajve, që përkon me fundin e këtij viti.

Nxënësit e këtij gjimnazi do ta nisin vitin e ri akademik përsëri të ndarë në dy godina të tjera, tek Cajupi dhe 4 dëshmorët.

Kjo bënë që turnet dhe mësimi deri në orët e vona të pasdites të mos eleminohet as këtë vit.

Jo vetëm Sami Frashëri, por edhe të tjera shkolla të dëmtuara nga tërmeti duket se nuk do të presin nxënës as këtë shtator.

Ndërsa në shkollë “Musine Kokalari” në Kombinat nuk ka asnjë shenjë, që tregon se po punohet për rikonstruksionin e saj.

Shprehjet motivuese të shkruara në muret e godinës e humbin shkëlqimin, për aq kohe sa në të nuk ka zëra nxënësish. “Musine  Kokalari” duket se ruhet vetëm nga qentë.

Shenjat e tërmetit janë ende të dukshme, dhe askush nuk ka vënë dorë për ti rregulluar. Edhe nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë mësim me turne, duke shtuar rrezikun e përhapjes së pandemisë në kushte të tilla.

Ata do të shpërndahen në dy godina të tjera arsimore në këtë zonë. Tërmeti i nëntorit dëmtoi 17 shkolla në Tiranë, nga të cilat 11 do të ndërtohen nga e para, ndërsa të tjerat vetëm do të rikonstruktoheshin.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Nevina Shtylla pozon plot stil në veshje sportive

Ngjarja e ardhëshme

Grekët ngrihen sërish kundër vaksinimit të detyrueshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian