Shkolla e parë verore ndërkombëtare për refugjatë dhe migrim

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Qendra për të Drejtat e Refugjateve dhe Migrimit pranë Fakultetit Juridik “Justijani i Parë” – Shkup pranë Universitetit të Shën Cirilit dhe Metodit” në Shkup në partneritet me Përfaqësimin e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut dhe me Institutin Ndërkombëtar për të Drejta Humanitare në Sanremo, sivjet për herë të parë organizon shkollë verore për të drejtat e refugjatëve dhe migrimit.

Shkolla verore për vitin 2020 ishte përkushtuar në temën: Sfidat gjatë pandemisë dhe paraqet mundësi për studentët nga të tre ciklet e studimit të marrin njohuri nga fusha e të drejtave të refugjatëve dhe migrimit. Programi, i cili përfshin 17 ligjërata dhe sesione shtesë të pasdites të organizuara 5 ditë, ndërsa e dizajnuar t’u ndihmojë studenteve që mendojnë në mënyrë kritike për çështje lidhur me të drejtat e refugjatëve dhe migrimit në kontekst ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar.

Ligjëruesit e kësaj shkolle verore kanë ardhur  nga e mbarë bota dhe nga radhët e profesorëve universitarë nga fusha e shkencave të përgjithshme, si dhe ekspertë dhe praktikantë nga fusha e të drejtave për refugjatë dhe migrim por edhe më gjerë.

Sivjet shkolla verore u zbatua përmes platformës onlajn për komunikim. Gjatë thirrjes së hapur për shkollën verore kanë aplikuar mbi 240 studentë nga 45 vende të botës. Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve,  mundësi të marrin pjesë në shkollën verore kanë marrë 67 aplikues nga 22 shtete.

Rektori i UCIM-it Nikolla Jankullovski theksoi se ngjarje si kjo shkollë verore kontribuojnë për internacionalizim jo vetëm për Qendrën, Fakultetin Juridik, Universitetin, por edhe për vendin në tërësi.

Në mbyllje e shkollës verore, pjesëmarrësve do t’u drejtohet ndihmës sekretari i përgjithshëm i KB-së dhe ndihmës komisari i lartë për mbrojtje pranë UNHCR-së, Agjencisë së KB-së për refugjatë, dr. Xhilijan Trugs.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Monika Sandri theksoi se sfidat e së sotmes përveç pasiguri na sjellin edhe mundësi, ndërsa zgjedhjet që i bëjmë sot në të vërtetë mund ta transformojnë dhe formojnë botën nesër, siç duam ta shohim dhe së bashku të jetojmë në të, askush pa u lënë anash. ar/

Ngjarja paraprake

Civilët nën zjarrin e luftimeve në Nagorno Karabak

Ngjarja e ardhëshme

Pa ujë një pjesë e banorëve të Kisella Vodës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian