Shkoi SHPËNI, erdhi PRËNI

1. E di që nuk është normale, por unë gjithmonë u lakmoj atyre që shkojnë, e jo atyre që vijnë.

Këtë bindje të thellë e kam krijuar në bankat shkollore, nga një varg i një kënge lirike që thotë:

‘Këngën e mërzisë e këndojnë ata që mbesin’, pra jo ata që shkojnë.

Nuk ka ndarje të mirëfilltë me ‘lamtumirë’ si kjo e Isa Mustafës. S’është ndarje serioze kjo.

Ndarje e vërtetë është vetën ajo ndarje kur largohesh pa fjalë.

Janë do rregulla të lamtumirave.

Veç shpina duhet me t’u duk’ kur largohesh.

Asnjë fjalë nuk e përshkruan më bukur fundin, sesa shpina.

Isa Mustafa është njeri me fat. E ka fatin mbretëror. Më kryetar është kur nuk është kryetar.

2. Lumiri e sheh LDK-në si ‘Tabula Rasa’, e zbrazur, e posalindur, fati i së filës duhet të rishkruhet prej fillimit, për t’u kthyer në ‘origjinë’!

Ama kot ka kujtuar Herakliti se ‘Dy herë nuk hyhet në të njëjtin Lum’, se as ti e as uji (herën e dytë) nuk jeni më të njejtë.

Arroganca e Lumirit është gjigante. Më pëlqen shumë.

Përveç që e ndajnë së bashku me Isa Mustafën Reinvestin, e ndajnë edhe shenjën e horoskopit.

Demi nuk e lëshon se nuk e lëshon prej brinave LDK-në.

Më falni por gjithnjë sipas zodiakut (për politikanë është fjala, jo për të gjithë), tiranët më të mëdhenj në histori kanë qenë dema në horoskop.

Bile Lumiri u lind në të njejtën ditë me Leninin.

Edhe në dashni janë të papërshtatshēm.

Veç për familjen e tyre janë super të mirë!

Pse ‘demi’ edhe shtetin e shndërron në shtëpi të vet?

Sepse, janë lakmitarë të hatashëm, janë kokëfortë dhe hakmarrës.

Edhe ushqimin ua ka ënda!

Mishin e bardhë, sidomos.

3. Lumiri sot e bëri atë gjestin e thjesht dhe fillorist që pritej prej tij:

E refuzoi takimin me Albinin dhe Vjosën.

Kjo do të thotë se Lumiri është i parashikueshëm dhe i lexueshëm.

LDK duhet të mësohet të sillet ‘si e vogël’, qysh edhe është, sepse nuk është keq të jesh ‘e vogël’, keq është kur ‘plaku sillet si fëmiu’, kështu si sillet LDK.

Lumiri është i ri, por LDK është e vjetër.

Aq e vjetër për ta ditur se refuzimi i takimit për të mirën e Kosovës gjithmonë shkon në dëm të refuzuesit.

Lumiri e nisi punën me një autogol.

Refuzimi duhet të bëhet në mënyrë aq të sofistikuar sa që të mos hetohet as nga detajistët më fanatik.

Lumiri sot është zgjedhur Kryetar i LDK-së, por po sillet si Kryetar i Kosovës. I madh. Më i madh se LDK!

Megjithatë është një gjest që LDK-në do ta bënte simpatike: Nëse do ta votonte Vjosën Presidente!

Sigurisht e dini pse ky gjet do të kishte efekt pozitiv për LDK-në e dërmuar!

Sepse, LDK nuk është në pozitë t’i ndreq punë vetes, duke u bërë ‘e keqe’ dhe refuzuese,

LDK është në pozitë vetëm të bëj dëm dhe të hakmerret.

Dhe çdo hakmarrje që e bën e bën në dëm të vetvetes.

Sepse, të gjithë të tjerët janë më të mëdhenj se ata.

Veç nga mirësia ka gjasa të mbijetoj.

Përndryshe, kësaj here ‘është e vogël për ta pasur sherrin e madh’.

P.S. E njona një vend,, Zoti bëft rahmet, u bë si Aleksisa, mall e ka pas Bllejk Keringtoni i shkreti me pa ditë prej saj. Se Kristellëm s’e ka pas lënë m’i çel sytë.

Ngjarja paraprake

Pandemi ose jo, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi as që e mendojnë të heqin dorë nga jeta e natës

Ngjarja e ardhëshme

​Holandë: Topa uji kundër protestuesve një ditë para zgjedhjeve

të fundit nga

Heshtja e gjallë

Herë rrija ulur këmbëkryq, herë ngrihesha në këmbët që më dridheshin nga

AlbanianEnglishMacedonian