Shkoi i plagosur në spital, ndërron jetë një person në Lezhë

Shtetasi Amaros Deda në Lezhë ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri. 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se viktima ka mbërritur në gjendje kritike në spital, e për fat të keq nuk u ka shpëtuar plagëve, ku dhe ka humbur jetën. 

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, ndërsa ende nuk dihen detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

“Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.”– njofton policia. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ylli rus i patinazhit artistik dyshohet për përdorim substancash të ndaluara

Story i radhës

Ambasadori Minxhozi priti në takim kryetarin Haliti

Të fundit nga