Shkodra në krizë mbetjesh, landfilli i Bushatit i ul traun si “presion” për tarifën e rritur

Bashkia e Shkodrës është zyrtarisht në krizë për menaxhimin e mbetjeve urbane, pasi landfilldi i Bushatit nuk i lejon depozitimin pas kundërshtimit të rritjes së çmimit. E enjtja mund të jetë dita e fundit e pastrimit, ndërsa në fshatra procesi është ndalur, pasi mjetet kanë mbetur të ngarkuara.

Shkodra është në prag të një kolapsi me pastrimin e mbetjeve urbane.

E enjta është dita e fundit që qyteti do të pastrohet, ndërsa për njësitë administrative prej të mërkurës ky proces është ndalur.

Shkak u bë përplasja mes bashkisë Shkodër dhe ndërkomunales së Bushatit, e cila administron landfillin, që rriti çmimin e depozitimit të mbetjeve pa negociuar.

Bashkia e Shkodrës  nuk firmos kontratën e re ndaj landfilli ka ulur traun duke mos pranuar më mjetet e pastrimit të depozitojnë mbeturinat atje.

Makinat e tonazhit që do të duhej të gjendeshin në rrugët e qytetit duke pastruar mbetjet, kanë thuajse 24 orë që qëndrojnë të fikura përpara portës kryesore të landfillit.

Kryebashkiakja, Voltana Ademi, që në orët e mbrëmjes pa nga afër gjendjen, tregon se megjithë telefonatat e kryera, asnjë zgjidhje nuk ka gjetur për këtë kolaps që do të zhysë qytetin që ajo administron në ndotje.

Voltana Ademi: Jemi para një katastrofe mjedisore për bashkinë e Shkodrës, për qytetin dhe të gjitha njësitë administrative.

Institucioni i Prefektit që i është kërkuar të ulë palët në tryezë për gjetjen e një zgjidhje, nuk ka pranuar të flasë publikisht për ngërçin e krijuar.

“Jemi në ndjekje të situatës dhe do të shprehemi në rrugë institucionale”, thotë zyra e shtypit e Prefekturës.

Ngjarja paraprake

Ky shtet thyen rekordin/ Prodhoi 42 tonë ar gjatë 2020-ës

Ngjarja e ardhëshme

“Tradhtare”, së shpejti vjen nga S4MM

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian