Shkëndija – Vardari, derbi i madh në RMV

Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 20-të, ku spikat ndeshja midis Shkëndijës dhe Vardarit.

Edhe pse skuadra shkupjane nuk është ajo skuadër që ishte, megjithatë ndeshjet mes këtyre dy rivalëve gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen në futbollinvendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe kjo xhiro hapet të shtunën me duelin mes rivalëve të vjetër, Rabotniçkit dhe Sileksit, derisa ndeshjet tjera në program janë të dielën.

Në këtë ditë, përveç sfidës midis Shkënijdës dhe Vardarit, do të luhen edhe takimet, Bellasica – Struga Trim Lun, Pelister – Renova, FC Shkupi si nikoqir do të mirëpret Akademia Pandevin, ndërkohë po në Shkup, Makedonija GJ.P do të luaj me Borecin.

Që të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00, njëjtë sikurse edhe javën e kaluar.

Ngjarja paraprake

Derbi mes Yllit dhe Rahovecit

Ngjarja e ardhëshme

Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë ndihmon atë të Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian