Shkëndija-Shkupi, policia nuk lejon “Shvercerat” të udhëtojnë drejt Tetovës

Në prag të ndeshjes derbi në mes ekipit tetovar Shkëndijës dhe atij shkupjan Shkupi Njësiti Policor ka kthyer diku rreth 15 autobusë në pikë pagesën rrugore që lidh Tetovën me Shkupin.

Tifo grupi nga Shkupi “Shvercerat” nuk janë lejuar që të jenë prezent në tribinat e stadiumit të Shkëndijës ku pritet të ndeshen dy ekipet Shkupi dhe Shkëndija me fillim në ora 17.

Ndryshe, në 15 vitet e fundit, Kampionatin vendor të Futbollit e kanë fituar skuadra nga Shkupi e Tetova. Rezultati është 10 me 5 në të mirë të Shkupit. Në historinë 30 vjecare të futbollit në vend, vetëm katër qytete mund të lëvdërohen se kanë kampionë futbolli. Shkupi me 20 tituj, Tetova me 5, Prilepi me 2 dhe Kratova me 3 tituj.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB është vënë në kërkim të Bajram Limanit, vrasësi i komandant Shqiponjës

Story i radhës

(VIDEO) Aeroplanët e NATO-s fluturuan mbi Shkup

Të fundit nga