Shkëndija mes Contes dhe Lautaros, e ardhmja e argjentinasit në dyshim

Shkëndija në stol midis Antonio Contes dhe Lautaro Martinezit. Pavarësisht se Interi është shpallur kampion i Italisë pas dominimit 9-vjeçar të Juventusit, sulmuesi argjentinas dëshironte të linte firmën e tij edhe në ndeshjen kundër Romës.

Sidoqoftë, Lautaro nuk ishte në gjendje të gjente rrugën drejt golit, i aktivizuar në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchezit të dëmtuar. Conte, i pakënaqur nga loja e argjentinasit, e zëvendësoi atë me Pinamontin në minutën e 77-të, duke e lënë fushë vetëm 42 minuta.

Lautaro sigurisht që mbeti shumë i zhgënjyer nga ky vendim i Contes dhe e shfaqi zemërimin e tij me një vështrim të rreptë ndaj trajnerit dhe duke goditur me shkelm shishet e ujit ndërsa po kthehej në stol. Trajneri puljez, nga ana e tij, e anashkaloi reagimin e Lautaros, por në një moment kthehet nga stoli dhe i drejtohet me fjalët: “E kuptove, e kuptove, fenomen!”

Interi triumfoi 3-1 në këtë sfidë ndaj Romës, megjithatë më shumë se ky sukses tërhoqi vëmendjen përplasja Conte-Lautaro. Ndërkohë përfaqësuesi i sulmuesit, Alejandro Camano, i pyetur për të ardhmen e klientit të tij, që sikurse kanë informuar kohët e fundit mediet në Itali duhet të firmostë rinovimin, deklaroi:

“A do të qëndrojë Lautaro? Unë nuk mund të premtoj asgjë, tani është e kotë të bësh parashikime. Rinovimi është në “stand-by”, ne po presim të kuptojmë se cila do të jetë e ardhmja e klubit.”

Ngjarja paraprake

Spahiu paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, zbulon se me çfarë do të përballet kryeministri pas shtatorit

Ngjarja e ardhëshme

Duket sikur aeroplanët po zhyten në oqean: E frikshme dhe shumë e mrekullueshme – ulja në Aeroportin Mala

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian