Shkëndija fiton me rezultat të thellë ndaj Vardarit të Shkupit

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur me rezultat 1-5 duke vazhduar ecurinë e tyre pa humbje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut edhe pa 9 ndeshjeve. Ishte një dominim i Shkëndijes që nga minuta e parë për të vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Shkendija e Tetovës ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin vendor, duke fituar sot me rezultat 1-4 në Shkup kundër Vardarit.

Ishte menduar që Vardari do t’i nxirrte problem Shkëndijes por nuk doli kështu pasi që skudra e Ernest Gjokës ia doli që ta fitojë këtë takim.

Pjesa e parë filloi më mirë për Vardarin ku shënuan në minutën e 11-të, Jovan Popzlatanov.

Shkëndija reagoi për të shënuar edhe dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 15-të me Florent Ramadanin kurse rezultatin e përmbyshi Valon Ahmedi në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Shkëndijes ku ata shënuan edhe tri herë.

Fillimisht ishte Besart Ibraimi që shënoi në minutën e 61-të, kurse më vonë shënuan edhe Totre në minutën e 81-të dhe në minutën e 86-të ishte Ahmedi për ta shënuar golin e pestë dhe të fundit për Shkëndijet.

Ngjarja paraprake

Ish-spikeri 18-vjeçar i lajmeve me dekolte zbuluar, rrëfen rolin e protagonistit në filmin triller: Kreva vrasje nën efektin e kokainës

Ngjarja e ardhëshme

Policët e burgjeve kërkojnë pagat, paralajmërojnë protesta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian