Shkëndija fiton derbin shqiptar, + 2 pikë nga Renova

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova fiton derbin e madh shqiptar, me rezultat 2:1 kundër Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në kuadër të javës së 11-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.  

Renova ka qenë në cilësinë e vendasit por kuqezinjtë u treguan më të mirë dhe dolën me tre pikë të mëdha. 

Për Renovën shënon Selmani (66’-nga penalltia) dhe për Shkëndijen Luma (4’), Krivak (42’) e Ibraimi (83’-nga penalltia).

Shkëndija kryeson me 25 pikë, ka dy më shumë se Shkupi dhe Renova zë pozitën e dhjetë me 8 pikë.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Azerbajxhani pranë fitorës në Malësi të Karabakut

Ngjarja e ardhëshme

MSh të hënën nis nënshkrimin e kontratave me specializantët e ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian