Shkëmbi: Presim të bëjmë maksimumin

Trajneri Bledi Shkëmbi doli këtë të premte në konferencë për shtyp për të analizuar sfidën që do të hapë javën e 7-të të Kategorisë Superiore mes Dinamos dhe Kukësit, me nëndetsen blu që do të luajë për herë të parë në këtë sezon në kryeqytet dhe për herë të parë në stadiumin e ri Air Albania.

Një sfidë ndaj një kundërshtari të fortë siç e cilësoi Shkëmbi Kukësin, duke theksuar se tek skuadra e tij nuk ndihet aspak nën presion nga deklaratat e fundit të presidentit Bardhi.

“Kthimi në “Air Albania” do të thotë emocion dhe detyrim, të kemi më shumë tifozë. E dyta dhe më shumë e rëndësishmja është të rikthehemi mirë, të rikthehemi me fitore për të kënaqur të gjithë tifozët tanë.

Presim të bëjmë maksimumin, të bëjmë ato që kemi folur. Në futboll duhet të kesh dhe një ditë të mirë dhe shpresoj ta kemi atë ditë”, tha Shkëmbi.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shkarkohet prokurori i Shkodrës

Ngjarja e ardhëshme

Banorët: Semi qau për vëmendje gjatë spektaklit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian