Shkëlqeu një yll i ri në Maqedoni

/

Jon Ajdini, me emrin artistik Yon Idy, për vetëm disa ditë i përfitoi zemrat e një numri shumë të madh njerëzish në Maqedoni. Pas interpretimit të këngës së tij në finalen e përzgjedhjes së përfaqësuesit nga Maqedonia në Eurovizion 2022, fama e tij përnjëherë u rit, por edhe pas intervistave nëpër medie, që është rezultat i modestisë, sinqeritetit dhe sharmit të tij. Kjo mund të shihet nga komentet e panumërta për të në rrjetet sociale.

Me këngën e tij Dreams, sipas sumicës, ai është favoriti kryesor për të na përfaqësuar në garën finale në Evrovizion, i cili sivjet do të mbahet në Torino. Ka disa arsye për këtë: origjinaliteti i kompozimeve dhe teksteve të tij, si dhe zëri i tij. “Një djalë jo pretencioz dhe i mrekullueshëm me zërin më unikat ever”, shkruajti para disa ditëve ylli i muzikës Dani Dimitrovska.

Jonin (YON IDY – “DREAMS”) mund ta votoni këtu: https://evrovizija.mrt.com.mk/

Story i mëparshëm

Mirror: Pochettino favorit

Story i radhës

Flet Prof. Alqi Naqellari: Borxhi publik ka kaluar 80% pavarësisht se nuk dëshiron ta pohojë këtë të vërtetë

Të fundit nga