Shkatërroi kabinën e stacionit të autobusit dhe u fut në lokal, aksidenti që mund të kishte shkaktuar tragjedi

Ka përfunduar me vetëm dy të plagosur por aksidenti te “Vasil Shanto” mund të kishte shkaktuar një tragjedi.

Kjo jo vetëm për faktin se ka ndodhur në një orë ku lëvizja ka qenë e madhe por edhe zona ku ka ndodhur.

Mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe,  që dyshohet se ka qenë me shpejtësi të madhe, ka ka dalë nga rruga duke u përplasur fillimisht me kabinën e një stacioni autobusi dhe më pas është futur në verandën e një lokali më tutje.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja paraprake

Izraeli nuk ndalet/ Netanyahu zbulon se deri kur do të vazhdojnë sulmet në Gaza: Nuk është faji ynë

Ngjarja e ardhëshme

L’Equipe: Lewandowski në PSG!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian