Shkarkohet drejtori i Burgut të Peqinit

Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.

Ndërkohë kujtojmë se prej më shumë se një jave, rreth 400 të burgosur në burgun e Peqinit vijojnë të protestojnë e madje një pjesë e tyre kanë hyrë edhe në grevë urie.

Shkak, janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.

Top Channel ka siguruar kërkesat e të burgosurve, ku ata listojnë një sërë nenesh të cilat ata mendojnë se janë shkelur. Edhe regjimi i Posaçëm 41 Bis, rezulton të jetë në shkelje sipas tyre.

Ndër të tjera, të burgosurit e burgut të Peqinit, kanë listuar edhe 13 kerkesa, ku kërkojnë, amnisti gjithë përfshirëse 5 vjeçare, pa kritere. Burgimi i përjetshëm sipas tyre, duhet të përcaktohet me vite si në Bashkimin Europian dhe të jetë 20 vite.

Po ashtu ata kërkojnë që të aplikohet lirimi pas kryerjes së 3/5 të dënimit, ligj që sipas të burgosurve vazhdon të mbahet në sirtarët e administratës. Ata kërkojnë që dënimi mos u shtohet nëse i kapin me celular të futur ilegalisht në qeli, si edhe reduktim të tarifave për per telefonatt qe u lejohen të bëjnë nga burgu.

Ngjarja paraprake

Doktor Aleksandar Trajanovski, drejtor i ri i TOARILUC

Ngjarja e ardhëshme

Eurokomisioni do ta publikojë Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, me vlerë prej nëntë miliardë euro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian