Shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi

Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni i tij, raporton KlanM.

Qeveria ka shkarkuar Rexhepin nga funksioni i drejtorit në burgun e Idrizovës ndërsa burime nga Qeveria thonë se në këtë post përsëri do të emërohet kuadër nga rradhët e Alternativës.

Shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes që u krye nga ana e MPB-së ku  janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet-në këto vende ndalet rryma nesër

Story i radhës

Lukaku mbërrin në Itali

Të fundit nga