Shkarkimi i Nagelsmanit do t’i kushtojë Bayernit plot 30 milionë euro

Mbrëmjen e djeshme u raportua se Bajern Munihu kishte ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Nagelsmann.

Ky vendim ende nuk është bërë i qartë se pse është marrë, por ajo që dihet është se trajneri i tyre më i ri do të jetë Tomas Tushel, gjë për të cilën pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas raportimeve të “Bild”, shkarkimi i Nagelsman do t’i kushtojë Bajern Munihut të paktën 30 milionë euro.

Trajneri gjerman merr rreth 8-9 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2025.

Të gjitha këtyre duhen shtuar edhe shifrat që duhet të marrin ndihmësit e tij, të cilët u shkarkuan së bashku me të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Forcat ruse vazhdojnë sulmet në rajonin e Donbasit

Story i radhës

Ujkani: Jemi gati

Të fundit nga