Shkaku pandemisë, Çmimi Nobel sivjet mund të jepet virtualisht

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley nuk do të udhëtojë në Norvegji muajin tjetër për shkak të pandemisë së coronavirusit për të marrë çmimin Nobel për Paqen, u njoftua të mërkurën.

Konsiderohet se çmimi do të paraqitet praktikisht këtë vit më 10 dhjetor, kur ai prezantohet tradicionalisht, në datën e vdekjes së themeluesit të çmimit, sipërmarrësi suedez, Alfred Nobel (1833-1896), dhe se ceremonia e zakonshme me laureatin dhe mysafirët do të zhvillohet vitin e ardhshëm, raporton ap.

“Duke pasur parasysh kufizimet aktuale, nuk do të jetë e mundur të organizohet një ceremoni në Oslo dhe pjesë të tjera të programit tradicional për fituesin”, thanë organizatorët.

Të gjithë Çmimet Nobel jepen në Stokholm gjersa ai për Paqen jepet në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Të mërkurën, organizatorët e Oslos iu bashkuan kolegëve suedez rreth prezantimit të çmimeve të tjera Nobel, ku u njoftua se ceremonia do të shtyhej për në vitin 2021. 

Ngjarja paraprake

Vazot për shortin e Kampionatit Botëror, Kosova në vazon e pestë, Shqipëria në të katërtën

Ngjarja e ardhëshme

Valteri: Vetëm një gomar e beson që Basha zhduku kasetën

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian