shitjet e smartfoneve ne 2024 samsung dhe apple koke me koke 678811e8316b3

Shitjet e smartfonëve në 2024: Samsung dhe Apple kokë më kokë

January 15, 2025
1 minut lexim

Shitjet e smartfonëve në mbarë botën u rritën në 2024 pas dy vitesh rënie me radhë sipas të dhënave të Counterpoint, Canalys dhe IDC.

Rritja erdhi kryesisht prej prodhuesve Kinezë përfshirë Xiaomi dhe Samsung pavarësisht se Apple dhe Samsung mbeten liderët e padiskutuar të tregut.

Counterpoint raportoi një rritje me 4 përqind të shitjeve të telefonëve në 2024 ndërsa IDC dhe Canalys raportuan 6-7 përqind. Rritja pritet të vijojë në 2025.

counterpoint 2024 smartphone sal

Counterpoint thotë se Samsung mbetet lideri i tregut ndrësa IDC dhe Canalys pretendojnë se është Apple. Që të tre firmat bien dakord se Xiaomi është në vendin e tretë me një rritje prej 12 përqind të shitjeve.

Oppo (përfshirë OnePlus, Vivo dhe Transsion Group – brendet e të cilit Tecno dhe Infinix zënë disa vende, u ndihmuan nga shitjet e forta në Azi, Europë, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Counterpoint dhe IDC ja atribuojnë rritjen në 2024 trendit të AI dhe nevojës për të zëvendësuar telefonët ekzistues me modele me procesorë të fundit që përfitojnë prej avantazheve të saj. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbyllja e institucioneve paralele serbe reagon ambasada e italise 67880f1a58e86
Story i mëparshëm

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon ambasada e Italisë

shkup organizohet aktiviteti nasradin hoxha ne maqedonine e veriut kushtuar femijeve 678811e9f0832
Story i radhës

Shkup, organizohet aktiviteti “Nasradin Hoxha në Maqedoninë e Veriut” kushtuar fëmijëve

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë
ShkoLartë