Shitjet e smartfonëve Huawei, hije e së kaluarës

Shitjet e smartfonëve të Huawei kanë vijuar rënien si rezultat i sanksioneve amerikane duke dërguar prodhuesin më të madh në botë, poshtë rivalëve si Apple dhe Samsung.

Gjiganti Kinez i teknologjisë shiti vetëm 33 milionë smartfonë globalisht në tre mujorin e katërt të 2020-ës, një rënie me 41% sipas të dhënave të Counterpoint Research.

Si rezultat Huawei është prodhuesi i 6-të më i madh në botë i smartfonëve për tre mujorin e mbyllur në Dhjetor, konkretisht pas rivalëve si Oppo dhe Vivo e shumë larg Apple dhe Samsung.

Të dhënat e publikuara nga Canalys tregonin se Huawei ka shitur 32 milionë smartfonë në tre mujorin e katërt, një rënie me 43% nga viti i kaluar. Është hera e parë në 6 vite që Huawei del jashtë listës së 5 prodhuesve më të mëdhenj tha Canalys.

Përgjatë 2020-ës Huawei ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë për nga volumi i telefonëve të shitur e madje në tre mujorin e dytë u bë prodhuesi i parë.

Vështirësitë e Huawei vinë në një kohë kur Apple po shënon rekorde me 90.1 milionë telefonë të shitur në tremujorin e katërt dhe është volumi më i lartë i smartfonëve të shitur nga një prodhues smartfonësh përgjatë 3 muajve sipas IDC.

Në 2019-ën Huawei u vendos në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara duke ja ndaluar kompanive Amerikane ti eksportojnë komponentë dhe softuer Huaweit. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Gjatë 24 orëve, 7 persona të ndaluar nga prokuroria

Ngjarja e ardhëshme

Në kufirin Bullgari-Maqedoni kapen 6 persona me teste false për Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian