Shitet “Ramstor”

Po shitet sinxhiri i marketeve, si dhe qendra tregtare “Ramstor”, ndërsa, siç kumtuan pronarët turq “Migros Toxharet”, tanimë është nëshkruar parakontratë me kompaninë “Siti Pllaza SHPK”.

“Kanë filluar negociata për shitjen e 100 për qind të aksioneve të filialit “Ramstore Bullgaria EAD”, i cili posedon 99 për qind nga aksionet e ‘Ramstor Maqedoni’, kompanisë ‘Siti pllaza SHPK Shkup’”, thuhet në kumtesën e kompanisë turke “Migros Tixharet”.

Në kumtesë thuhet se është nënshkruar parakontratë, ndërsa në vijim janë negociata lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për për transmetim të aksioneve.

“Filiali ‘Ramstor Maqedoni’, i cili punon në Maqedoninë e Veriut, përbën përafërsisht 1,2 për qind nga shitja e konsoliduar e kompanisë në periudhën prej 1 janarit – 30 shtator 2020. Me këtë rast është bërë vlerësim i përsëritur në punën e ‘Ramstor Maqedoni’”, thuhet në kumtesë.

Shitet “Ramstor”

Ajdovan Ademovski është pronar i kompanisë “Siti pllaza SHPK”, si dhe kryetar i Odës ekonomike Maqedoni e Veriut-Turqi (MATTO), konsull nderi i Turqisë, pronar i Qendrës tregtare “Kapitoll moll” dhe i hotelit “Hilton” në Shkup.

Ngjarja paraprake

Juventusi mund të fitojë gjithçka “çdo vit”

Ngjarja e ardhëshme

Shiu do të ndalojë/ Parashikohet një mini pranverë në ditët në vijim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian