Shitet për 1.6 miliardë dollarë

Skuadra e Utah Jazz ka ndryshuar pronar.

Pas 35 vitesh, familja Miller ka vendosur të shesë skuadrën e njohur të NBA-së për shumën 1.6 miliardë dollarë.

Pronari i ri i skuadrës së Jazz është Ryan Smith, themeluesi i Qualtrics. Pjesë e marrëveshjes është edhe stadiumi “Vivint Arena”, aty ku skuadra e Urah Jazz zhvillon ndeshjet e saj.

Familja Miller kishte marrë drejtimin e Jazz 35 vite më parë. Në vitin 2009, pas vdekjes së pronarit të parë Larry Miller, skuadra menaxhohej nga bashkëshortja e tij, Gail, që tashmë vendosi të largohet nga basketbolli.

Tashmë, sipas rregullores së NBA-së, ky ndryshim pronësie pritet të ratifikohet edhe në bordin drejtues të NBA-së.

Ngjarja paraprake

Vetëizolim i obligueshëm deri në marrjen e rezultatit nga testimi, në të kundërt dënim prej 50 eurosh

Ngjarja e ardhëshme

Aktori më seksi në botë, sërish beqar?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian