shiste droge ne lokalin e tij dhe ne lagje te ndryshme te elbasanit arrestohet nje 36 vjecar 655c8150dc625

Shiste drogë në lokalin e tij dhe në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet një 36-vjeçar

November 21, 2023
1 minut lexim

Një 36-vjeçar është arrestuar për shitje droge në Elbasan.

36-vjeçari është ndaluar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2021.Nga ky hetim ka rezultuar se 36-vjeçari A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne sulmet e izraelit ne gaza humbin jeten edhe 2 gazetare te tjere 655c802c20c72
Story i mëparshëm

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën edhe 2 gazetarë të tjerë

si te ndaloni dhimbjet e artritit me disa ushtrime te thjeshta 655c8202f30f8
Story i radhës

Si të Ndaloni Dhimbjet e Artritit me Disa Ushtrime të Thjeshta

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë