Shisnin kokainë, arrestohen 2 të rinjtë nga Peshkopia

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”,   në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve  pas informacioneve se dy shtetas që qarkullojnë me një automjet tip ‘Fiat’,  shpërndajnë lëndë narkotike kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

Pas kontrollit u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në  doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i Besart. K., 26 vjeç, dhe Ernest. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Debutime, gola & asiste, ja paraqitja e shqiptarëve në Europë

Story i radhës

Komuna e Skenderajt nis procedurat për hartimin e dy dokumenteve të rëndësishme

Të fundit nga