Shinasi Rama: PD në udhëkryq, Berisha do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë partinë

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare me banim në Amerikë, Shinasi Rama tregon për “Ora  Betit” pikëpamjet e tij e vendos pikat mbi I mbi atë çfarë do të ndodhë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi PD.

“Jeta politike e Berishës do përcaktohet në javët e ardhshme ndërsa jeta e PD është në krizë të thellë. Pasojat do të jenë të dukshme” thotë Rama.

Rama thotë se PD është në udhëkryq dhe Berisha do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë PD-në dhe për këtë do i drejtohet rrugës, militantëve besnikë, ish funksionarë që blihen e shiten nga organizata e parisë së Tiranës dhe të mobilizojë njerëzit të pakënaqur.

Ai e mbyll komentin e tij duke nënvizuar se “të gjithë politikanët që në një mënyrë ose në tjetër ia kanë pirë gjakun shqiptarëve, vjedhur pasurinë  dhe kanë shkatërruar nderin e moralin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet skllevërish.”

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Rrëfehet Benzema

Ngjarja e ardhëshme

Dafina zbulon titullin e këngës së re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian