Shifrat në Itali: Mbi 1600 raste të reja dhe 24 viktima nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi (dje ishin 16).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,875.

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 1648 raste të reja pozitiv,(dje ishin 1494) për një total prej 313,011 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë.

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1316, për një total prej 226,506 raste.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 203 raste të reja pozitive.

Ngjarja paraprake

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

Ngjarja e ardhëshme

Rihapje kazinosh? Rama sqaron prerë se kush do të licencohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian