Shifrat alarmante me COVID-19 s’i trembin qytetarët, sheshet e kafenetë plot

Shifrat rekorde të të infektuarve me koronavirus në Kosovë nuk e kanë ulur numrin e qytetarëve nëpër kafene.

Të premten në mbrëmje një pjesë e tyre në Prishtinë ishin të stërmbushura.

Ndërkohë që edhe shesheve të kryeqytetit janë parë qytetarë të shumtë.

Për disa prej tyre gjendja është alarmante.

Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e shohin si të rrezikshme gjendjen e krijuar në vend.

Në të njëjtën kohë edhe Policia e Kosovës kishte dalë nëpër qytet dhe ata që nuk mbanin maska gjobiteshin.

Nga 418 rastet pozitive të premten, shifër rekorde ditore, 188 raste janë shënuar vetëm në Prishtinë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19.

Ngjarja paraprake

Video e cunamit në Turqi dhe Greqi/ Ja sa lart u ngritën dallgët

Ngjarja e ardhëshme

Në Francë shënohen mbi 47 mijë raste të reja të reja me koronavirus, paralajmërohet mbyllje totale

të fundit nga