Shifra të qëndrueshme të pandemisë në Evropë

Java u mbyll me shifra të qëndrueshme të pandemisë së koronavirusit nëpër Evropë. Franca mban numrin më të lartë të infektimeve ditore, ndërsa Britania e Madhe, atë të viktimave. Ashtu si e gjithë java edhe ky 24-orësh po shfaq shifra të qëndrueshme të pandemisë së koronavirusit nëpër Evropë.

Infektimet janë të qëndrueshme në Francë në kuotat e 20 mijë rasteve ditore, ndërsa shifrat e viktimave janë më të ulta krahasuar me nivelet e larta të shënuara më herët. Ky vend prin për shifrat e infektimeve mes shteteve më të populluara të kontinentit, por ka numrin më të ulët të vdekjeve ditore mes tyre.

Ekspertët e virologjisë thonë se varianti britanik i koronavirusit po përshpejton përhapjen në këtë vend, ndërsa autoritetet pritet të zgjasin afatin e pushimeve dimërore për të shmangur një bllokim të tretë kombëtar si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Rënia e qëndrueshme e numrit të infektimeve dhe vdekjeve ditore në Gjermani i ka vënë autoritetet në dilemë, të lehtësojnë masat apo të vazhdojnë ti ashpërsojnë për të frenuar një tjetër rritje të tyre. Këtë fundjavë, Greqia vendosi sërish masa bllokuese për 10 ditë në qytetet e mëdha si Athinë e Selanik. Ndërsa Izraeli pritet t’i lehtësojë ato pavarësisht infektimeve të larta, me shpresën se ritmet e shpejta të vaksinimit do të japin efekte pozitive.

Ngjarja paraprake

6,693 raste aktive dhe 1,523 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Rruga peng i premtimeve elektorale, banorët e Elbasanit në protestë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian