Shifra reale/ Tufa: Ja sa arkëtoi Shqipëria nga suksesi në “Ligën e Kombeve”

Shqipëria e Edy Reja i mbylli me sukses eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League teksa siguruan vendin e parë në grup dhe kalimin më tej në grupin B të kompeticionit.

Kuqezinjtë mposhtën të mërkurën 3-2 me Bjellorusinë në “Air Albania”, duke u renditur përfundimisht të parët në Grupin 4 të Ligës C me 11 pikë, një pikë më shumë se kombëtarja lindore.

Por teksa në media është përfolur për një shumë rreth 1.2 milionë euro, i ftuar si çdo të dielë në “Ora Sport”, gazetari i njohur Bashkim Tufa tregoi shifrën reale që ka arkëtuar Federata Shqiptare e Futbollit pas këtij suksesi.

Albana Bejko: 1,25 milionë euro…

Bashkim Tufa: Jo! Është shumë më tepër se sa kaq. Është 2,25 milionë euro sepse 1.125 milionë euro ishte pjesëmarrja, por edhe 1.125 milionë euro të tjera është vendi i parë. Kësisoj është 2.25 milionë që i ka marrë Federata. Për të mos shtuar që, duke kaluar Kombëtarja jonë në Grupin B, vetëm për pjesëmarrjen, fiton 1.6 milionë euro të tjera. Pra, në një farë mënyre, Federata Shqiptare e Futbollit u bë e pasur.

Ngjarja paraprake

Me diell, por .../ Ja si do të jetë moti ditën e hënë

Ngjarja e ardhëshme

Gratë që kontrollojnë burrat rrisin jetëgjatësinë e shëndetin e tyre

të fundit nga