Shifra jashtëtokësori dhe një video virale, pse Leo Messi është më i madhi

Leo Messi është i një tjetër planeti dhe rekordet e tij do duhet shumë kohë t’i thyejë ndonjë lojtar tjetër.

Në finalen e Kupës së Mbretit një ditë më parë, sulmuesi shënoi 2 gola dhe u bë lojtari që realizon më shumë në finale.

Në 10 finale të luajtura argjentinasi ka realizuar 9 gola, si askush tjetër.

Për të mos mjaftuar kjo, Messi për të 13-in sezon radhazi shënon më shumë se 30 gola. Një çmenduri që vetëm një lojtar i kalibrit të tij mund ta bëjë.

Përveç pjesës së shifrave, për të kuptuar madhështinë e Messit duhet parë edhe video ku lojtarët e Barcelonës bëjnë foto në fund të ndeshjes me trofeun dhe kapitenin e tyre, të gjithë një e nga një, thua se ishte ndeshja e fundit e tij… 

Ngjarja paraprake

Artan Fuga për votimet: Duam një politikan të virgjër

Ngjarja e ardhëshme

Probleme me policinë, arrestohet Atdheu i ‘Përputhen’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian