Shifër e dyfishuar kjo krahasuar me 14 milionët që Milani përfiton aktualisht

Që nga ardhja në fuqi e fondit “Elliott”, Milani ka lidhur emrin e tij me 27 sponsorë të ndryshëm. Para shtesë të cilave do t’u shtohen edhe ato të përfituara nga kontrata e re me “Puma”-n. Kompania gjermane e veshjes do të derdhë 30 milionë euro në sezon në arkat kuqezi duke nisur që nga sezoni i ri.

Shifër e dyfishuar kjo krahasuar me 14 milionët që Milani përfiton aktualisht. Kujtojmë se “Djalli” është klubi italian që ka pasur më shumë rritje aktiviteti dhe përfitimesh. Kuqezinjtë kanë lënë prapa konkurrencën falë një rritjeje vjetore në masën 35 për qind, ndërkohë që vetëm klubi pa asete (Skuadra, selia, qendra stërvitore) vlen aktualisht 578 milionë euro.

Paratë nga “Puma” janë një plus i madh për buxhetin, ndaj do të investohen. Rinovimi i Leaos është prioritet dhe ndoshta portugezi do të përfitojë rinovimin me 6.5- 7 milionë euro në sezon që pretendon, ndërkohë klubi duke e blinduar do të çojë në 250 milionë euro klauzolën e shitjes së tij.

Menaxheri iLeaos është Zhorzh Mendesh, i njëjti që kujdeset për Renato Sançesin. Edhe portugezi i Lilës është gati për një transferim te kampionët e Italisë. 4.5 milionë euro në sezon për të, teksa klubi francez do të arkëtojë 12 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë kënge me temë Gurbeti ka ardhur nga Isuf Lani

Story i radhës

Përshtati lokalin për prodhim kriptomonedhash dhe përdorim droge, arrestohet 31-vjeçari në Durrës!

Të fundit nga