SHGM-ja përmes një reagimi ka dënuar veprimin e punonjëses së Spitalit “8 Shtatori”, që kishte penguar ekipin e gazetarëve të Klan M gjatë kryerjes së punës së tyre.
“Përpjekjet e këtilla për kufizimin e lirisë së informimit paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave dhe të drejtën e opinionin të informohet për çështje me interes të lartë publik” – thuhet në reagimin e SHGM-së.
Nga SHGM-ja kanë rikujtuar se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, sulmet dhe pengimi I punës së gazetarëve do të trajtohen si sulm ndaj personit zyrtar dhe do të sanksionohen në mënyrë përkatëse.
“Çdo përpjekje për frikësimin, pengimin ose censurimin e punonjësve të mediave është i papranueshëm dhe kërkon reagim urgjet nga institucionet kompetente. Tema për problemet e pacientëve në dializë dhe qasja e tyre në shërbimet shëndetësore është e rëndësise vitale për qytetarët e vendit dhe kërkon transparencë të plotë nga institucionet” – thonë nga SHGM-ja.
Nga kjo Shoqatë thonë se në vend që ta pengojnë raportimin e mediave, autoritetet shëndetësore duhet të sigurojnë përgjegjësi para opinionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë këtë situatë dhe të ndërmarrin masa adekuate dhe mbrojtje për gazetarët, gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëkohësisht bëjmë thirrje për të gjithë funksionarët publik dhe punonjësit nëpër institucione që t`i respektojnë parimet demokratike dhe të bashkëpunojnë me mediat në interest ë së vërtetës dhe transparencës” – reagojnë nga SHGM-ja.
Sipas tyre, liria e maediave është një nga themelet e shoqërisë demokratike, kurse çdo përpjekje për kufizimin e saj paraqet kërcënim për të drejtën e qytetarëve të jenë të informuar.
“Gazetarët duhet që pa u penguar ta kryejnë punën e tyre, kurse institucionet kanë për obligim të sigurojnë kushte për sigurinë e tyre dhe raportimin professional” – thuhet në reagimin e SHGM-së.
Burimi: TV KLAN