Shfletuesi Edge me tema shumëngjyrëshe dhe opsione të reja që rrisin performancën

Microsoft vazhdon të përditësojë shfletuesin Edge në mënyrë të vazhdueshme me risi dhe opsione të reja dhe këtë javë kompania do të sjellë temat shumëngjyrëshe së bashku me ikonat e reja dhe tabet që flenë gjumë. Këta të fundit duhet të përmirësojnë performancën e shfletuesit dhe kompjuterit në tërësi.

Për të festuar një vit me motorin Chromium të Microsoft Edge, shfletuesi do të marrë temat e reja të disponueshme në Edge Addons.

Temat variojnë nga ngjyra të thjeshta tek Halo, Microsoft Flight Simulator dhe ForzaHorizon. Temat e reja përfshijnë ngjyra në tabet e reja, adresën e kërkimit dhe pjesë të ndryshme të shfletuesit.

Microsoft gjithashtu do të përditësojë ikonat e përdorur në Edge për tju përshtatur më tepër Dizajnit Fluent. Krahas ndryshimit të dizajnit, tabet që flenë gjumë do të jetë të disponueshëm për të përmirësuar performancën.

Edge automatikisht do të lirojë resurset e sistemit për tabet jo-aktive kur keni disa prej tyre të hapur dhe të ndihmojë tabet e reja të funksionojnë më mirë.

Së fundi Microsoft do të lançojë një menaxher fjalëkalimesh. Edge automatikisht sugjeron fjalëkalime të sigurta dhe komplekse kur regjistroheni në një uebsajt apo po ndryshoni një fjalëkalim aktual. Ashtu si Firefox, edhe Edge do të ketë një monitor fjalëkalimesh që do tu paralajmërojë në rast se fjalëkalimi juaj është zbuluar online. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

​Klopp: Duhet të jem budalla të flas për titullin duke parë formën e skuadrës

Ngjarja e ardhëshme

Fauci: Jeta normale në SHBA e mundur në vjeshtë nëse vaksinohen 70-85 për qind deri në fund të verës

të fundit nga